Barcelona apo PSG, Griezmann ka marrë vendim t’i bashkohet këtij ekipi!

10:19 | 11 Qershor 2019

Antonie Griezmann do të largohet gjatë verës nga Atletico Madrid.

Francezi konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madrid muajin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona ose Paris Saint-Germain.

Sipas Le Parisien, Griezmann ka zgjedhur Barcelonën përpara PSG-së, përcjell lajmi.

Gazeta franceze thotë se PSG nuk ka shans që të nënshkruajë me sulmuesin dhe klubi i Ligue 1 ka përparësi të tjera në tregun e transferimeve.

Klauzola e lirimit të Griezmann do të bjerë nga 200 milionë euro në 120 milionë në 1 korrik dhe lojtari pritet të njoftojë të ardhmen e tij.

Komento: