Barcelona apo Reali, PSG merr këtë vendim për Neymar!

08:07 | 15 Gusht 2019

Neymar pritet tw largohet kwtw vit nga Paris Saint-Germain.

Barcelona dhe Real Madridi kanë dështuar të sigurojnë shërbimet e yllit të Paris Saint-Germainit, Neymar.

Siç raporton BBC, Barça ka ofruar 100 milionë euro plus Coutinhon për ish-yllin e klubit, ndërsa është diskutuar edhe përfshirja e Ivan Rakitiqit në ofertë.

Reali ka ofruar para dhe Gareth Balen e James Rodriguezin. PSG kërkoi shërbimet e Vinicius Juniorit, por Reali nuk pranoi një gjë të tillë.

Asnjëra ofertë nuk u pranua, por mësohet se PSG preferon shitjen e Neymarit për te Reali.

Neymar u bë transferimi më i shtrenjtë në botë, kur më 2017 kaloi nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro. Për dy sezone ka shënuar 34 gola në ligë.

Komento: