Barcelona barazon ndaj Galatasarayt në Camp Nou

23:05 | 10 Mars 2022

Barca luan pa gola ndaj Galatas në përballjen e parë të 1/8 së finales.

Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Galatasarayn në Camp Nou (0-0), në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Blaugranët hynë në këtë sfidë pas triumfit në fazën e eliminimit direkt kundër Napolit (me rezultat të përgjithshëm prej 5-3), derisa skuadra turke duke qenë fituese e Grupit E në Ligën e Evropës, e ka pritur skuadrën që vjen nga faza e eliminimit direkt.
Memphis Depay pati rastet më të mira për vendasit në gjysmën e parë, ndërsa Kerem Akturkoglu rrezikoi për skuadrën mysafire.

Vendasit vazhduan të rrezikonin përmes Sergio Busquets, Jordi Alba, Ousmane Dembele e Frenkie de Jong në fraksionin e dytë, por pa sukses.

Bafetimbi Gomis arriti ta fuste topin në rrjet për ekipin turk, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje dhe këtë e konfirmoi edhe VAR-i.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Nef Stadium në Stamboll, ku do të vendoset nëse Galatasaray apo Barcelona do të kualifikohet në çerekfinale.

Komento: