Barça – Bayern, shpresa e fundit e katalunasve për kualifikim.
Barcelona – Bayern Munich është ndeshje kryesore e natës së sontme në Ligën e Kampionëve. Katalunasit duhet të fitojnë gjithsesi dhe të shpresojnë që Interi të mos fitojë ndaj Viktoria Plzenit, për të mbetur ende në garë për kualifikim. Sonte mund të ecën përpara Liverpooli
Barcelona dhe Bayern Munichu do ta zhvillojnë sonte ndeshjen kryesore të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti katalunas gjendet në një pozitë mjaft të palakmueshme.
Ekipi i Xavi Hernandezit e ka të obligueshme fitoren ndaj gjigantit bavarez, shkruan “Gazeta Express”.
Por, as kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për Robert Lewandowskin me shokë.
Kjo për faktin se “Blaugrana” duhet të shpresojnë në një gabim eventual të Interit kundër Viktoria Plzenit.
Bayerni e ka siguruar kualifikimin dhe do të luajë sa për prestigj sonte.
Ndërkohë, “Nerazzurri” kualifikimin e kanë në duart e tyre.
Një fitore sonte në shtëpi do të thoshte prerje e biletës për fazën tjetër për ta.
Aktualisht, Interi i ka tri pikë më shumë se Barça.
Sonte kualifikimin mund ta sigurojë edhe Liverpooli.
“Reds” kanë nevojë për të paktën një pikë për të ecur përpara, shkruan Gazeta Express.
Ata do ta vizitojnë Ajaxin në Holandë.
Në duelin tjetër të grupit A, Napoli i kualifikuar e pret Rangersin në Itali.
Sonte do të luhen edhe ndeshjet tjera në Grupet B dhe D.