Barcelona çmend të gjithë me transferimin e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona çmend të gjithë me transferimin e fundit

19:36 | 21 Janar 2019

Ish-ylli i MIlanit po kalon në Barcelonë.

Ylli i Sassuolos Kevin-Prince Boateng ka konfirmuar se do t’i bashkohet Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar, duke thënë se shpreson të shënojë gol në “Santiago Bernabeu” në El Clasicon e radhës.

Të hënën në mëngjes doli lajmi i bujshëm se Boatengu tashmë kishte arritur marrëveshje me Barcën. Ish-sulmuesi i Milanit nuk ka humbur kohë ta thumbojë Real Madridin, transmeton Express.

“Barcë, po vij!”, ka thënë 31-vjeçari për gazetarin e Sky Sport Italia Fabrizo Romano.

“Jam i trishtuar që do ta lë Sassuolon, por kjo është një mundësi e madhe. Mos më pyesni për Real Madridin… është thjesht e kaluara!”, shtoi ai.

“Dua thjesht të përqendrohem në Barcelonën dhe shpresoj të shënoj në Bernabeu në El Clasicon e radhës”, theksoi ai.

Komento: