Barcelona “çmendet” po e shet yllin 50 milionësh

23:47 | 27 Korrik 2019

Arsenali është i interesuar për ta transferuar Malcolm të Barcelonës, thotë Daily Mirror.

Braziliani është lidhur me një largim e nga kampionët e La Ligës këtë verë, pasi Antoine Griezmann u transferua nga Atletico Madrid, përcjell ORAinfo.

Menaxheri Ernesto Valverde nuk ka pranuar të komentojë mbi spekulimet rreth daljes së mundshme të Malcom, pavarësisht interesit të raportuar nga klubet anembanë Evropës.

Malcom, i cili mbërriti në Camp Nou nga Bordeaux më pak se 12 muaj më parë në një marrëveshje prej 40 milion euro, gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Bundesliga të Borussia Dortmund – edhe pse ata aktualisht nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar prej 50 milion euro.

Sipas raportit, pala e Unai Emery është e gatshme të përputhet me vlerësimin e FC Barcelona, pasi ka një ofertë fillestare prej 42 milion euro ./ORAinfo/

Komento: