Barcelona ka kontaktuar agjentin e Ousmane Dembeles, Moussa Sissoko, në lidhje me rinovimin e kontratës së francezit, ka raportuar “Mundo Deportivo”.
Me mbylljen e afatit kalimtar dimëror, Blaugranët kanë filluar të planifikojnë të ardhmen e skuadrës aktuale duke filluar negociatat për rinovimin e kontratave disa futbollistë, transmeton Gazeta Express.
Dje u raportua se Barça i ka ofruar kontratë të re Sergio Robertos.
Kurse, Barça tani thuhet se ka prioritet rinovimin e kontratës me Dembelen, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2024.
Barcelona dëshiron t’i ofrojë 25-vjeçarit kontratë afatgjate, për t’ia larguar edhe klauzolën e lirimi prej 50 milionë euro, e cila është e arritshme për t’u paguar nga klubet e interesuara.
Si Xavi, ashtu edhe bordi i Barcelonës duan që reprezentuesi i Francës të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, pasi ata janë shumë të kënaqur me paraqitjet e tij këtë sezon.
Edhe Dembele besohet se dëshiron të rinovojë kontratën, teksa një marrëveshje mendohet se mund të arrihet së shpejti.