
Barcelona shpreson të bie dakord për një kontratë të re me adoleshentin Gavi para fundit të vitit, thotë Mundo Deportivo.
Marrëveshja aktuale e 17-vjeçarit nuk skadon deri në vitin 2023, por Barça dëshiron të bie dakord për kushte të reja sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ata mendojnë se klauzola e lirimit prej 50 milionë euro (43 milionë £ / 57 milionë dollarë) në atë kontratë është shumë e ulët për një lojtar të potencialit të tij, përcjell ORAinfo.

Ata ende nuk kanë folur me agjentin e tij, por nuk presin ndonjë problem pasi reprezentuesi spanjoll ka treguar tashmë se e sheh të ardhmen e tij afatgjatë në Camp Nou./ORAinfo/