Barcelona dhe Atletico po e kërkojnë yllin e Chelseas, marrin këtë përgjigje nga skuadra

18:28 | 17 Qershor 2019

Barcelona dhe Atletico Madrid në ‘garë’ për lojtarin e Chelseas.

Chelsea raportohet se ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë funte prej Barcelonës dhe Atletico Madrid, për mesfushorin ofensivë, Willian.

Reprezentuesi brazilian shumë shpejtë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Chelsean, dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje të re për vazhdimin e saj.

30 vjeçari gjatë kësaj vere ka qenë cak interesimi për dy gjigantët spanjollë, Barcelonën dhe Atletico Madrid.

Por mediet në Angli raportojnë se Chelsea ka refuzuar një ofertë të Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Chelsea nuk duket e interesuar të humbas Willian këtë verë, kur dihet se ka ndalesë nga FIFA për transferimin e lojtarëve për dy afate.

Komento: