Barcelona dhe Chelsea në garë për yllin e Bundesligas

18:37 | 18 Shkurt 2019

Luka Jovic i ka futur në garë dy ekipet e mëdha, Barcelonën dhe Chelsean.

Barcelona janë duke prirë garën për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, në konkurrencë me Chelsea, shkruan ‘Goal’.

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke monitoruar reprezentuesin serb, i cili ka shënuar 19 gola në 29 paraqitje.

Jovic luan tek Frankfurt si i huazuar nga Benfica, dhe pritet që skuadra gjermane ta blejë kartonin e tij për 6 milionë euro.

Frankfurt besohet se do të kërkojnë rreth 60 milionë për të liruar 21 vjeçarin që po shkëlqen në Bundesliga.

Barca janë në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarez, dhe Jovic duket lojtari premtues që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës katalane.

Komento: