Barcelona dhe Juventus në garë për super sulmuesin nga Premierliga

22:30 | 04 November 2022

Juventusi dhe Barcelona janë në garë për shërbimet e futbollistit të Crystal Palace, Wilfried Zaha, raporton “Evening Standard” të premten.

Futbollisti i Bregut të Fildishtë është në vitin e fundit të kontratës së tij me Crystal Palacen. Ai për klubin anglez ka luajtu 441 ndeshje.

Zaha 29-vjeçar është i lirë të negociojë një parakontratë me klubet tjera që nga janari i vitit të kaluar.

“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është për ne dhe ai e di se sa shumë e duan tifozët, klubi dhe ne e dimë se sa ai e do klubin e futbollit. Vendimi duhet të jetë vendimi i tij dhe ne do të bëjmë gjithçka në anën tonë për ta mbajtur, sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për klubin tonë”, ka thënë trajneri Patrick Vieira.

Crystal Palace garon në Premier League të Anglisë.

Komento: