Barcelona po shpreh interesim për De Sciglio dhe Pjanic, Juventus kërkon Ansu Fati e Arthur në shkëmbim.
Barcelona do ta ketë të vështirë të sigurojë kartonin e Miralem Pjanic.
Tash e disa kohë flitet për një kalim të mundshëm të Pjanic te Barcelona, por kërkesat e ‘Zonjës së vjetër’ janë të prera.
Juve i ka bërë të ditur skuadrës katalane se ata duhet të japin Ansu Fati ose Arthur Melo, në mënyrë që të sigurojnë Miralem Pjanic e De Sciglio.
‘Tuttosport’ shkruan se ‘Biankoneri’ janë shumë të interesuar për 17 vjeçarin Fati, i cili ka treguar se ka një ardhme të ndritur, transmeton lajmi.
Fati ishte lojtari që bëri bujë të madhe në fillimin e këtij sezoni, duke shpëtuar Barcelonën në disa raste.
Vështirë se katalanët do të japin kartonin e tij, por edhe të Arthur. Marrëveshja për Pjanic mund të mos arrihet asnjëherë.