Barcelona dhe Valencia fillojnë bisedimet për yllin argjentinas

21:41 | 21 December 2018

Barcelona dhe Valencia filluan bisedimet për yllin argjentinas.

Agustin Almendra ka përfunduar në radarin e gjigantëve të La Ligas, të cilët me çdo kusht duan shërbimet e tij, shkruan “Goal”.

18 vjeçari i cili luan në pozitën e mesfushorit qendror është një prej lojtarëve më premtues në Amerikën Jugore.

Ai aktualisht është kapiteni i kombëtares së Argjentinës, në kategorinë U-21.

Barca dhe Valencia kanë bërë hapat e parë drejt nënshkrimit me Almendran, duke filluar bisedimet me skuadrën e Boca Juniors.

Skuadrat po punojnë që të sigurojnë shërbimet e lojtarit qysh në afatin e janarit.

Komento: