Skuadra e Barcelonës do ta blindojë një lojtar.
Ylli i ri spanjoll pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës do të jetë jashtëzakonisht e lartë
Barcelona po mendon ta “blindojë” Ansu Fatin.
Super-talenti spanjoll ka kontratë me gjigantin katalunas deri në vitin 2022.
Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se palët janë duke biseduar tashmë për kontratën e re.
Përpos rritjes së rrogës së lojtarit, Barça pritet ta vendosë edhe një klauzolë jashtëzakonisht të lartë, prej 400 milionë euro, në rast të shkëputjes eventuale të kontratës.
Në javët në vazhdim, Fati mund ta vazhdojë kontratën me klubin aktual.
Së fundmi, 17 vjeçari u bë futbollisti më i ri në histori të Kombëtares së Spanjës që shënon gol.