Barcelona do të paraqitet me një fanellë të veçantë në ndeshjen ndaj Real Madridit

10:36 | 14 October 2022

Skruadra e Barcelonës në përballje me Real Madridin do të paraqiten me një fanellë më ndryshe.

Kjo me rast të Drake, i cili u bë artisti i parë që arrin 50 miliardë klikime në Spotify.

Kjo vjen si pjesë e partneritetit të vazhdueshëm të klubit me platformën Spotify, e cila u njoftua në mars të këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë ndeshjes, e cila do të zhvillohet këtë të diele në stadiumin “Santiago Bernabéu” në Madrid, skuadra e Barcelonës do të veshë një fanellë speciale me logon e bufit të markës së Drake, OVO Sound.

Vetë Drake e ka paralajmëruar bashkëpunimin në faqen e tij në Instagram, duke ndarë një foto të fanellës për ndjekësit e tij.

“Kjo nuk ndihet si e vërtetë, por është,” shkroi ai.

Komento: