Barcelona raportohet se është ende e interesuar për Bernardo Silvan.
Sipas “SPORT”, klubi katalunas tani po planifikon të transferojë mesfushorin e Manchester Cityt në afatin e dimrit.
Silva thuhet se është i gatshëm për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.
Sipas mediumit spanjoll, Barcelona tani ka mundësi financiare për të nënshkruar me portugezin, pas largimit të Gerard Piques.
Megjithatë, mbetet e paqartë mënyra se si të bindet Man City që të lërë një lojtar të rëndësishëm të largohet në mes të sezonit.
Nëse dështon në dimër, Barça thuhet se do të përpiqet të nënshkruajë me 28-vjeçarin në verën e vitit të ardhshëm.
Reprezentuesi i Portugalisë ishte i lidhur me një transferim në “Camp Nou” edhe në verën e këtij viti.
Bernardo Silva ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025.