Barcelona do të zhvendoset në këtë stadium vitin e ardhshëm

23:08 | 30 Mars 2023

“Camp Nou” do të hyjë në rinovim, Barcelona do të zhvendoset në këtë stadium vitin e ardhshëm.

Barcelona ka nisur tashmë të gjitha procedurat për të filluar rimodelimin e stadiumit “Camp Nou”.

Për këtë arsye, siç raporton agjencia e lajmeve EFE, Barcelona ka njoftuar Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll se do t’i luajë ndeshjet e saj sezonin e ardhshëm në shtëpi në stadiumin “Olimpik Montjuïc”.

Tani RFEF duhet të njoftojë UEFA-n, në funksion të angazhimeve të garave evropiane. Barcelona e kishte pezull këtë procedurë dhe e ka kryer së fundmi.

Verën e kaluar, klubi katalanas dhe Këshilli Bashkiak i Barcelonës njoftuan se gjatë sezonit 23-24, skuadra do të zhvendoset në stadiumin “Olimpik Montjuïc” për të zhvilluar ndeshjet si vendas.

Nëse ka një dritë jeshile për gjithçka, klubi do të fillojë punimet e rimodelimit këtë verë.

Zhvendosja në stadiumin “Olimpik Montjuïc” pritet të përfundojë në nëntor 2024. Prandaj, kjo ndikon edhe në fillimin e sezonit 24-25.

Komento: