Barcelona dorëzohet, ia hap rrugën Realit për transferimin e yllit botëror

20:55 | 04 Mars 2022

Barcelona po bindet gjithnjë e më shumë se Kylian Mbappe do të nënshkruajë me Real Madridin, konfirmon Goal.

E ardhmja e Mbappe është një nga historitë më të mëdha të futbollit botëror, me yllin e Paris Saint-Germain që do të shohë që kontrata e tij me klubin të përfundojë pas këtij sezoni, përcjell ORAinfo.

Kjo do të thotë që ylli i ri është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron këtë verë, ndërsa ka gjithashtu opsionin e ri-nënshkrimit me PSG-në, por Barcelona beson se shpresat e tyre për nënshkrimin e Mbappe po shuhen.

Barcelona është një nga disa klubet kryesore të interesuara për nënshkrimin e Mbappe, por ata besojnë se Real Madridi është në pole position për ta rrëmbyer yllin francez.

Në fakt, ata besojnë se një marrëveshje tashmë mund të bëhet midis përfaqësuesve të Mbappe dhe presidentit të Real Madrid, Florentino Perez./ORAinfo/

Komento: