Barcelona e bën prioritet transferimin e sensacionit të Bundesligës

18:49 | 07 Nëntor 2022

Youssoufa Moukoko është duke shkëlqyer këtë edicion me Borussia Dortmundin.

Talenti i madh gjerman ka marrë më shumë hapësira nga trajneri Edin Terzic dhe po i shfrytëzon ato me gola dhe asistime.

17-vjeçari në 20 ndeshjet zyrtare këtë edicion ka gjetur rrjetën gjashtë herë dhe ka asistuar në gjashtë gola për bashkëlojtarët e tij në 1008 minuta të zhvilluara.

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Moukoko është prioritet i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin dhe në verën e vitit 2023 do të jetë i lirë.

Kjo është arsyeja kryesore që katalunasit po këmbëngulin t’i sigurojnë shërbimet e Moukokos qysh në janar, në mënyrë që lojtari t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë.

Megjithatë katalunasit nuk do ta kenë aspak të lehtë nënshkrimin me yllin gjerman, pasi konkurrenca për transferimin e tij është shumë e madhe.

Bayern Munich, Manchester United, Chelsea, Real Madrid e Paris Saint Germain janë top klubet tjera që duan transferimin e sensacionit gjerman.

Komento: