Barcelona raportohet se ka identifikuar N’Golo Kanten si zëvendësues të mundshëm të Sergio Busquetsit.
Mesfushori spanjoll besohet se do të largohet nga “Camp Nou”, pas përfundimit të sezonit, transmeton Express.
Kontrata e Busquetsit skadon më 30 qershor 2023 dhe kështu ai mund të largohet si futbollist i lirë.
Dhe, si futbollist të lirë Barcelona synon ta sjellë Kanten, të cilit gjithashtu i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm – sipas “Relevo”.
Mesfushori francez ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga Chelsea, teksa thuhet se nuk është në plan rinovimi i kontratës së tij me “Blutë”.