
Dejan Kulusevski, është bërë ditët e fundit një nga lojtarët kryesorë në merkaton e transferimeve.
Një nga këto skuadrat që është interesuar për të është FC Barcelona, ku Xavi Hernández synon të rikuperojë skemën e lojës 4-3-3 duke u përpjekur të shfrytëzojë ekstremet në maksimum, përcjell ORAinfo.
Kulusevski, është futbollist ideal pasi pasi Barça ka vetëm Ansu Fati dhe Ousmane Dembélé futbollistë natyralë për këto pozicione.

Pra Kulusevski është një futbollist që do të zbarkonte në Camp Nou për të qenë një pjesë shumë e rëndësishme në rotacionin sulmues të skuadrës katalunase./ORAinfo/