Barcelona po insiston për Pjanicin.
Gjiganti katalunas duket se e ka arritur marrëveshjen me mesfushorin boshnjak, tash “topi” është te Juventusi
Barcelona e ka bërë një hap përpara drejt transferimit të Miralem Pjanicit.
Mediumi “ESPN” shkruan se gjiganti katalunas e ka arritur një lloj marrëveshjeje me mesfushorin boshnjak.
Tash i mbetet Juventusit të vendos për ish-futbollistin e Romës, përcjell Express.
Ndërkohë, interesim për Pjanicin ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.
Sidoqoftë, 30 vjeçari e ka hedhur poshtë mundësinë që të përfundojë në “Old Trafford”.
E përditshmja spanjolle “Sport” njofton se krahas “Djajve të Kuq”, mesfushorin kreativ e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini.
Mirëpo, duket se dëshirë e Pjanicit është të transferohet në “Camp Nou”.