Barcelona, ende e interesuar për Bernardeschin.
Barcelona është interesuar sërish për Federico Bernardeschin, që është lënë anash në skuadrën e Juventusit, sipas gazetës spanjolle Sport.
Mesfushori italian kishte qenë i përfolur për një transferim potencial në Camp Nou edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, si pjesë e një marrëveshjeve për shkëmbim me kroatin Ivan Rakitic, transmeton Gazeta Express.
Milani gjithashtu ka shprehur interesim për mesfushorin e ekipit rival gjatë muajve të fundit, pasi që e ka vlerësuar si mundësi të mirë shkëmbimin e Bernardeschit me Lucas Paquetan.
Sipas të përditshmes spanjolle Sport, Barcelona është përgatitur për të tentuar edhe një herë ta transferojë italianin 26-vjeçar gjatë afatit kalimtar të verës.
Ish-lojtari i Fiorentinës i ka bërë 24 paraqitjeve për Juventusin gjatë këtij sezoni, duke kontribuar me një gol dhe me një asist.
Ai ka luajtur në disa pozita në repartin e mesfushës gjatë karrierës së tij, përderisa ka luajtur edhe si sulmues anësor, mirëpo ka dështuar ta zë një vend në cilëndo prej atyre pozitave nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.