Barcelona po e kërkon me ngulm yllin e Serie A.
Barcelona vazhdon të ketë prioritet forcimin e pozitës së qendrës së sulmit për sezonin e ri.
Dhe, njeriu i zgjedhur nga katalanët, mbetet i pandryshuar, është Lautaro Martinez, ylli i Interit.
Argjentinasi ka një kontratë me Inter deri në vitin 2023, dhe një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro, që aktivizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik.
Edhe pse në Itali pretendojnë se situata e Lautaro Martinez është më e “qetë”, me Zikaltërit që besojnë se do të mbajnë në skuadër argjentinasin, në Spanjë, te Barcelona, janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihen.
Kampionët e La Ligas nuk janë të interesuar të mbyllin marrëveshjen duke paguar klauzolën, pasi besojnë se çmimi i lojtarit ka rënë, me krizën e shkaktuar nga COVID-19.Por, pavarësisht çdo gjëje, Barcelona mbetet e interesuar në Lautaron, teksa futbollisti ëndërron që të luajë me bashkëvendësin e tij, Lionel Messi.