
Barcelona u përpoq ta largonte Samuel Umtitin në afatin e fundit të transferimit, por mbrojtësi nuk pranoi të shkonte dhe këmbënguli se donte të përmbushte kontratën e tij.
Mundo Deportivo raporton se ai u takua me presidentin e klubit Joan Laporta këtë javë për të diskutuar të ardhmen e tij dhe filloi të qajë gjatë bisedës,përcjell ORAinfo.
Ai planifikon të luftojë për vendin e tij në skuadrën e Ronald Koeman dhe Laporta i tha qendërmbrojtësit se ai beson në të dhe do të inkurajojë trajnerin të jetë më i ndjeshëm ndaj situatës së tij./ORAinfo/