Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore të madhe ndaj Osasunës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore të madhe ndaj Osasunës

16:54 | 29 Nëntor 2020

Barcelona e feston ditëlindjen e 121-të me fitore madhështore kundër Osasunës.

Barcelona e ka festuar 121 vjetorin e themelimit të klubit me një fitore madhështore 4:0 kundër Osasunës në La Liga, me Leo Messin që e nderoi Diego Armando Maradonën pas një goli të bukur në Camp Nou.

Martin Braithëaite, Antoine Griezmann, Philipe Coutinho dhe Messi shënuan nga njëherë për ta kthyer Barçën në binar në ligë, pas disfatës në derbi kundër Atletico Madridit javën fundjavën e kaluar.

Barca, që sot e feston ditëlindjen e 121-të, e nisi furishëm duke sulmuar vazhdimisht, por iu desh të priste gjysmë ore për ta thyer akullin.

Braithëaite shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer në minutën e 29-të, para se Griezmann ta dyfishonte epërsinë me një gol të paparë me vollei.

Pak para se akrepat të shënonin një orë lojë, Coutinho shënoi për 3:0, pas një bashkëpunimi me Griezmann.

Një çerek lojë para fundit, Messi shënoi gol të jashtëzakonshëm, të cilin ia kushtoi Maradonës – legjendës argjentinase që vdiq të mërkurën – duke e zbuluar fanellën e Neëell’s nga epoka e Maradonës me numrin 10, si shenj nderimi për të.

Kjo fitore bën që Barça të ngrihet në pozitën e shtatë me 14 pikë, nëntë më pak se lideri Real Sociedad, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Osasuna, e cila nuk u duk e rrezikshme për Barçën asnjëherë, ngel në vendin e 15-të me vetëm 11 pikë.

Komento: