Juventus pa Ronaldon mposhtet nga Barcelona.
Klubi spanjoll, Barcelona ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Juventusi në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit fituan me rezultat prej 2 me 0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve.
Ishte Dembele ai që i dha epërsinë Barcelonës duke shënuar një gol të bukur në minutën e 14 pas asistimit nga Messi.
Kurse golin e dytë e shënoi Messi nga penaltia në minutën e 90+1.
Në minutën e 85 Juventusi mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 65 kur Demiral u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Barça tani është lider me gjashtë pikë në Grupin G, derisa Juventusi ka tri pikë në vendin e dytë. Dinamo Kyievi e Ferencvaroshi kanë nga një pikë.