Barcelona e gatshme ta shesë për 80 milionë euro yllin e skuadrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Barcelona e gatshme ta shesë për 80 milionë euro yllin e skuadrës

19:56 | 20 Mars 2019

80 milionë euro është shuma me të cilën Barcelona mendon ta shes Philippe Coutinhon.

Goal shkruan se gjasat që braziliani ta kalojë te Manchester Unitedi në Premierligë janë të pakta, por ai mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Është raportuar se “Djajtë e kuq” e kërkojnë me ngulm Coutinhon, derisa është folur edhe për një kthim të mundshëm në Liverpool, por kalimi në Premierligë nuk është opsion për brazilianin momentalisht.

Goal mëson se mesfushori nuk dëshiron të kthehet në Angli, pasi familja e tij e ka pasur të vështirë të mësohet me jetën atje.

Opsioni më i mundshëm i tij është PSG-ja në Ligë 1, ku Coutinho do të bashkohej me bashkatdhetarët e vet, Thiago Silva, Dani Alves dhe Neymar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!