Barcelona e gatshme të paguaj 110 milionë euro për yllin e Atleticos

15:24 | 24 Shkurt 2019

Barcelona po tenton të forcojë edhe më shumë mefushën dhe për këtë është e gatshme të paguaj 110 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të Atletico Madrid.

Saul Niguez është emri më i ri në listën e dëshirave të skuadrës katalane, dhe duket se ata do të konkurrojnë seriozisht për të.

E përditshmja spanjolle ‘AS’ raporton se kampionët e La Liga janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për mesfushorin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Barcelona gjatë muajit të kaluar ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong, por ata duan edhe yllin e Atleticos.

Një transferim potencial i Saul Niguez me shumë gjasa do të thoshte një lamturimë për Ivan Rakitic.

Komento: