Barcelona e gatshme të shesë Coutinhon, tregon ҫmimin e tij

09:19 | 26 Korrik 2019

Duket se së shpejti Coutinho nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Barcelona është e gatshme të shesë Philippe Coutinhon këtë verë, por vetëm me një çmim që do t’iu kompensonte investimet e bëra për transferimin e tij në janarin e vitit 2018.

Philippe Coutinho te Barcelona ishte transferuar nga Liverpool në janarin e vitit 2018, për 120 milionë euro, me bonuese që do të arrinte shumën prej 160 milionë euro.

Në zyrat e Barcelonës, lojtari vlerësohet 120 milionë euro, duke marrë parasysh se deri më tani, shuma e paguar për të ka arritur deri në 135 milionë euro.

Transferimi i Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’ ka bërë që Coutinho të mos jetë lojtari i pëlqyer nga Ernesto Valverde.

Te Barcelona besojnë se vetëm skuadra si Manchester United, Manchester City dhe PSG, janë në gjendje të paguajnë këtë shumë prej 120 milionë euro.

Komento: