Lojtari i Barcelonës nuk dëshiron të largohet nga skuadra e tij aktuale.
Arthur Melo dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe pse drejtuesit janë të hapur për shitjen e brazilianit.
Melo ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Tottenham, Juventus dhe Inter.
Barcelona do të shesë disa lojtarë për të arkëtuar para për blerjen e Lautaros dhe njëri nga ta është edhe Arthur.
Braziliani mund të përfshihet në operacionin Lautaro ose në një shkëmbim të mundshëm me Miralem Pjanic.
Arthur dëshiron të qëndrojë në Camp Nou dhe mbetet ta shohim nëse Barcelona do ta shesë apo jo atë.