Barcelona e “harron” Messin në Liverpool

15:22 | 08 Maj 2019

Barcelona është eliminuar nga Champions League mbrëmë nga Liverpool.

Lionel Messi është larguar mes lotësh nga stadiumi “Anfield Road”. Yll argjentinas ishte një hije e vërtetë në fushën e lojës, duke mos arritur që të ndihmonte ekipin e tij qoftë për të gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

Zyrtarët e klubit blaugrana u përpoqën për ta ngushëlluar pas ndeshjes, por sulmuesi nuk mundi t’i mbante lotët. Dhe për t’ja shtuar edhe më shumë mërzinë, mendoi po klubi, që u largua para kohe nga stadiumi ku u turpëruan, ndërkohë që “Pleshti” qëndroi më gjatë se të tjerët për të kryer testet e urinës, që kryhen nga UEFA.

Messi u largua nga zona e mediave, ndërkohë që u transportua më pas me një makinë private në Aeroportin “John Lennon”, ku e priste pjesa tjetër e ekipit

Komento: