Barcelona e ka sonte mundësinë të shkojë në +10

11:10 | 26 Shkurt 2023

Barcelona sonte e luan ndeshjen e saj ndaj Almerias në udhëtim, në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Katalonasit tani kanë mundësi të shkojnë në +10 pikë nga Real Madridi, që barazoi 1:1 dje me Atletico Madridin.

Aktualisht, Barcelona ka 59 pikë në vendin e parë, shtatë më shumë se Reali që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Dueli ndaj Almerias nis në orën 18:30.

Komento: