Barcelona e mposht Real Madridin me këtë rezultat

23:24 | 27 Shkurt 2019

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Barcelona është skuadra e parë që siguron finalen e Kupës së Mbretit për sezonin 2018/2019.

Liderët e La Ligas, kanë arritur të shënojnë një fitore të rëndësishme dhe të thellë në ‘Santiago Bernabeu’, duke e mundur 0-3 Real Madridin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Heroi i Barcelonës në këtë ndeshje ishte uruguaiani Luis Suarez, që shënoi dy gola.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, me Real Madridin që ishte skuadër më e mirë me disa raste shënimi, ku vlejnë të ceken mundësitë e Vinicius dhe Benzema.

Një pjesë krejt ndryshe ishte ajo e dyta, me Barcelonën që shënoi tri herë.

Ishte Luis Suarez që në minutën e 50’ shënoi për 0-1. Rapahel Varane në minutën e 69’ shënoi në portën e Realit, për të dyfishuar epërsinë e Barcelonës.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Luis Suarez, që me panenka nga penalltia shënoi për 0-3 në minutën e 73’.

Komento: