Barcelona e mund Elchen edhe pa Messin

18:32 | 24 Janar 2021

Megjithëse në mungesë të Messit, Barcelona e mund Elchen.

Edhe në mungesë të kapitenit dhe liderit Lionel Messi, Barcelona ia ka dalë ta mposhtë 2:0 Elchen në një ndeshje aspak të lehtë në Manuel Martínez Valero.

Frenkie de Jong dhe Ricard Puig shënuan për triumfin e skuadrës së Ronald Koeman, por ishte Marc-Andre ter Stegen ai që e shpëtoi Barçën pa pësuar të dielën, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:
Salah e kalon Liverpoolin në epërsi kundër Man United me gol të mrekullueshëm
Katalonasit – të cilët ishin në mungesë të Messit që ishte i pezulluar – e kontrolluan lojën duke e mbajtur topin në zotërim shumicën e kohës, por vuajtëm deri në çastet e fundit të takimit.

De Jong e kaloi Barçën në epërsi në minutën e 39-të, kur e futi topin në rrjetë nga afërsia pasi u shërbye nga Antoine Griezmann.

Elche ishte afër ta barazonte rezultatin në fillim të pjesës së dytë, kur e pati mundësinë më të mirë në ndeshje, por goditjen e Emiliano Rigonit e priti Ter Stegen.

Puig e dyfishoi epërsinë dhe njëkohësisht e vulosi fitoren për Barçën në minutën e 89-të, dy minuta pasi u fut në lojë nga stoli.

Ky ishte goli i parë në La Liga për mesfushorin spanjoll.

Barcelona ngrihet në pozitën e tretë tani me 37 pikë, shtatë më pak se lideri Atletico Madrid – i cili i ka edhe dy ndeshje në dispozicion – dhe tri më pak se Real Madridi.

Elche, ndërkohë, ngel në pozitën e parafundit në La Liga me 17 pikë, dy më pak se zona e mbijetesës.

Komento: