Barcelona e pandalshme drejt titullit, 15 pikë larg Realit

23:34 | 01 Prill 2023

Barcelona ka regjistruar fitoren e katërt radhazi, duke bërë kështu një tjetër hap drejt titullit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi lehtësisht sonte në udhëtim ndaj Elches, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 4:0.

Robert Lewandowski shkëlqeu sonte me dy gola (20′, 66′), teksa nga një shënuan Ansu Fati (56′) dhe Ferran Torres (70′).

Barcelona pas kësaj fitore ka 71 pikë në krye të tabelës, tani 11 më shumë se rivali nga pozita e dytë, Real Madridi, që ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Valladolidit.

Elche është në pozitën e fundit (20) me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

Komento: