Barcelona vendos çmim fiks për blerjen e Coutinhos, përndryshe mbetet në Camp Nou.
Klubi katalunas, Barcelona tashmë ka vendosur një çmim fiks për skuadrat që duan ta blejnë yllin brazilian, Philippe Coutinho.
Gjatë të mërkurës u raportua se Barcelona është gati ta shesë Coutinhon dhe Ousmane Dembele gjatë verës dhe madje mund të përdoren edhe si pjesë e ndonjë shkëmbimi me ndonjë lojtarë.
Megjithatë, tani mediat në Spanjë raportojnë se ylli brazilian mund të largohet nga Barcelona vetëm nëse paguhet shifra e kërkuar.
Sipas gazetës katalunase Mundo Deporitvo, gjiganti katalunas kërkon 100 milionë euro nga klubet që duan shërbimet e Coutinhos.
Ky medium shton se nëse klubet e interesuara nuk janë të gatshme ta paguajnë shifrën e kërkuar atëherë lojtari do të mbetet në Camp Nou.
Interesim për lojtarin më së shumti kanë shprehur klubet nga Liga Premier, ku më të përfolurat janë Chelsea, Arsenali dhe Manchester Unitedi.