Ylli i Tottenhamit ka refuzuar tri oferta për ta zgjatur kontratën. Bëhet fjalë për Christian Eriksen.
Oferta e fundit që Tottenham ia ka bërë mesfushorit danez Eriksen ishte në vlerë 125 mijë euro në javë.
26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin në fund të sezonit të ardhshëm, edhe meqë ai nuk është duke e pranuar zgjatjen e kontratës, Spurs druhen se do të detyrohen ta shesin atë verën që vjen, në mënyrë që mos ta humbasin pa asnjë qindarkë një vit më vonë.
Pasiguria e Eriksenit për të vazhduar me gjigantin anglez ka bërë që Barcelona dhe Real Madridi të shfaqin interesim për të.