Barcelona e “shkatërron” Valencian

23:16 | 14 Shtator 2019

Katalunasit kanë shkëlqyer sonte.

Barcelona ka arritur të marrë një fitore spektakolare 5-2 në ndeshjen e javës së katërt ndaj Valencias.

Ansu Fati shënoi vetëm pas dy minutash lojë, pas një topi të ardhur nga krahu i djathtë.

Por ai nuk u ndal me kaq, pasi disa minuta më pas dha një super asist për shokun e tij, De Jong.

Bëhet fjalë për një futbollist që është vetëm 16 vjeç e 318 ditë, duke u bërë futbollisti i parë që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në një moshë kaq të re.

U duk sikur vendasit do ta kishin shumë të lehtë, por Gameiro ngushton diferencën në të 29-të.

Pas pushimit, një gabim i ish-portierit katalanas Cilessen, ka lejuar Pique të shënonte golin e tretë, ndërsa Luis Suarez i futur në fushë në fraksionin e dytë shënoi dy gola.

Në kohën shtesë, Gomez shënoi për miqtë në fund, një gol sa për statistikë.

Komento: