Barcelona e tregon ҫmimin për Dembeles

19:18 | 19 Qershor 2019

Ky është çmimi që Barca ia ka vendosur Dembele.

Barcelona do të lejojë largimin e Ousmane Dembele, nëse ndonjë skuadër përmbush kërkesat e tyre.

Ylli francez i transferuar te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, asnjëherë nuk ka arritur të shpaguajë besimin e dhënë nga skuadra katalane.

Prurjet e mundshme në ‘Camp Nou’, kanë bërë që Barcelona t’i hap derën e largimit Dembele.

Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se Barcelona do të lejojë largimin e Dembele, nëse dikush ofron për të 110 milionë euro.

Skuadrat pretendente për të nënshkruar me Dembele janë Liverpool dhe PSG.

Komento: