Barcelona e zhytur në borxhe, por firmosë me yllin 55 milionësh

20:29 | 23 Dhjetor 2021

Barcelona ka vulosur nënshkrimin e sulmuesit të Manchester City, Ferran Torres për 55 milionë euro, pavarësisht se ka një vrimë prej 1 miliardë eurosh në financat e tyre.

Katalanasit mbeten të zhytur në borxhe, duke bërë që shumë njerëz të pyesin se si mund të përballojnë të sjellin një përforcim të klasit të lartë sulmues në janar,përcjell ORAinfo.

Marrëveshja ka shumë kuptim për palët e interesuara. Xavi kërkon cilësi e poashtu Barça është e etur për një lojtar që mund të shtojë gola dhe t’i ndihmojë ata të përfundojnë në top katërshen./ORAinfo/

Komento: