Tashmë ka arritur edhe zyrtarizimi.
Barcelona ka njoftuar për angazhimin e Vitor Hugo Roque Ferreiras, më mirë i njohur si Victor Roqye nga Athletico Paranaense.
Futbollisti i talentuar pritet t’i bashkohet klubit katalunas në sezonin 2024.25, ndërsa do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor të vitit 2031, me një klauzolë të shkëputjes së kontratës prej 500 milionë eurosh.
Me vetëm 18 vjet, Vitor Roque i ka bërë më shumë se 50 paraqitje në ligë.
Braziliani e ka bërë debutimin me Cruzeiron në moshën 16 vjeçare dhe pas gjashtë paraqitjesh u paraqit në Serie A me Athletico Paranaensen, i cili po ashtu garoi në Copa Libertadores.
Edhe pse shumë i ri, ai ka bërë përvojë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në fillim të këtij viti, Vitor Roque e udhëhoqi sulmin e Brazilit në Kupën Jug-Amerikane U-20.
Sulmuesi e mbylli turneun si golashënuesi më i mirë me gjashtë gola.