Barcelona fiton bindshëm ndaj Sevillas

23:18 | 05 Shkurt 2023

Barcelona fiton bindshëm ndaj Sevillas dhe rrit diferencën e pikëve me Real Madridin.

Barcelona po vazhdon me formën e lartë në La Liga, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e pestë radhazi.

Në kuadër të javës së 20-të, skuadra e drejtuar nga Xavi fitoi pastër ndaj Sevillas për të rritur edhe më shumë diferencën e pikëve me Real Madridin.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3:0, me të tre golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Jordi Alba (58’), Gavi (71’) dhe Raphinha (79’) shënuan golat e fitores për katalunasit.

Barcelona pas kësaj fitore ka 53 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Real Madridi.

Sevilla ndodhet në pozitën e 16-të me 21 pikë të grumbulluara.

Komento: