Barcelona fiton thellë ndaj Betisit.
Barcelona është rikthyer te fitoret pas humbjes nga Rayo Vallecano.
Katalonasit triumfuan 4:0 në shtëpi ndaj Betisit, në kuadër të javës së 32-të të La Ligas.
Christensen kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Gonzalez i Betisit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 33-të.
Më pas, Barcelona e pati shumë më të lehtë ndeshjen.
Leëandoëski shënoi në minutën e 36-të, kurse Raphinha realizoi tre minuta më pas.
Krejt në fund, Rodriguez shënoi autogol për rezultatin 4:0.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 79 pikëve në pozitën e parë, 11 më shumë se Real Madridi.