Barcelona e Koeman fiton me 10 lojtarë në terrenin e Celta Vigo, tri pikë të reja në La Liga.
Paraqitjet e Barcelonës në fushën e blertë nuk tregojnë shenja të telasheve në klub.
Skuadra katalane, e udhëhequr nga Ronald Koeman ka arritur që të marrë tri pikë të reja në La Liga, duke mposhtur Celta Vigon me rezultatin 0:3.
Në këtë ndeshje, Barca luajti me 10 lojtarë nga minuta e 42’, kur Clement Lenglet u ndëshkua me karton të kuq.
Në atë kohë të ndeshjes, Barca gëzonte epërsinë 0:1, pasi Ansu Fati kishte gjetur golin në minutën e 11’.
Rezultati u dyfishua tek në minutën e 51’, kur Messi mori gjithçka përsipër, dhe topin e dërguar në zonë nga ai e dërgoi në rrjetë anëtari i Celta, Olaza.
Vulën e këtij takimi e dha Sergi Roberto, i cili goditjen e pritur të Messi e dërgoi në portë me një super-volley, për rezultatin final 0:3.
Me këtë fitore, Barca siguron gjashtë pikë në dy ndeshje, me goldiferencë 6:0, për një start perfekt nën urdhrat e holandezit Koeman.