Barcelona fiton, por eleminohet nga Liga e Kampionëve

22:58 | 01 Nëntor 2022

Barcelona përshëndetet me fitore nga Liga e Kampionëve.

Barcelona e ka mbyllur me fitore në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit në Grupin C, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore kundër Viktoria Plzenit – shkruan Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e dytë e Barçës në fazën e grupeve dhe e dyta kundër kundërshtarit të njëjtë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Doosan Arena” përfundoi me rezultatin 2:4.

Marcos Alonso (6’), Ferran Torres (44’, 54’) dhe Pablo Torre (75’) shënuan në fitoren e katalunasve.

Tomas Chory (51’, 63’) shënoi të dy golat për vendasit.

Barcelona e mbylli fazën e grupeve me 7 pikë në pozitën e tretë dhe garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.

Kurse, Viktoria Plzeni përshëndet nga Evropa si e fundit në grup dhe pa pikë.

Komento: