Barcelona gëzon Milanin, heq dorë nga transferimi i këtij lojtari

17:05 | 09 Shkurt 2022

Barcelona ka ftohur interesimin për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, shkruan “Sport”.

Raportohet se Barça ka qenë ndër klubet e interesuara për 25-vjeçarin i cili në verë do të jetë lojtar i lirë pasi si skadon kontrata me klubin italian.

Por, paga e lartë që kërkon lojtari, ka bërë që Barcelona të largohet nga gara.

Kessie u transferua te Milani në verën e vitit 2019 nga Atalanta për 24 milionë euro.

Komento: