Barcelona gjen zëvendësuesin e Busquets

19:17 | 18 September 2022

FC Barcelona po konsideron nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, Jorginho në verën e vitit 2023, sipas The Mirror.

Jorginho, po shikohet si zëvendësues i kapitenit të Barcelonës, Sergio Busquets, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi italian do të jetë gjithashtu i disponueshëm falas nëse nuk nënshkruan kontratë të re me blutë këtë sezon./ORAinfo/

Komento: