Barcelona gjeneron mbi 10 milionë euro nga pensionimi i Piques

12:12 | 05 November 2022

Pensionimi i Piques – Barça gjeneron mbi 10 milionë euro nga paga e tij.

Gerrard Pique sot do ta ketë ndeshjen e fundit si lojtar profesionist.

Mbrojtësi ditë më parë njoftoi se do të pensionohet nga futbolli i luajtur.

Anipse kontributi i tij ishte i madh në të kaluarën, viteve të fundit lojtari pati rënie drastike të formës.

Lojtari, pos të tjerash, i ka ndihmuar edhe në aspektin financiar katalunasve, pasi vendosi të pensionohej nga futbolli i luajtur.

Siç raportojnë mediet spanjolle, paga vjetore e lojtarit tanimë do t’u shërbejë katalunasve për të planifikuar ndonjë përforcim në merkatot vijuese.

Sigurisht, njëri prej reparteve më fragjile vijon të jetë mbrojtja, aty ku mëtohet të investohet së shpejti.

Komento: