Barcelona – Griezman, kjo pritet të ndodh nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Barcelona – Griezman, kjo pritet të ndodh nesër

18:52 | 11 Korrik 2019

Antonio Griezmann pritet të transferohet në Barcelonë.

Klubi katalanas nuk do ta bëjë zyrtare transferimin derisa LaLiga të njoftojë vlefshmërinë e procedurës dhe pagesën prej 120 milion euro, mirëpo sipas gazetës Mundo Deportivo pagesa do të bëhet nesër.

Barcelona ka plane për të përfunduar këtë pagesë të premten në mëngjes me shumën prej 120 milionë euro.

Megjithatë, zyrtarizimi i nënshkrimit të Griezmann nga Barca nuk do të vijë derisa LaLiga të vërtetojë pagesën.

Sapo punëdhënësit e klubeve të raportojnë se gjithçka është në rregull. Barça do të bëjë një njoftim zyrtar që njofton transferimin e sulmuesit.

Griezmann do të nënshkruajë për pesë sezone, deri në vitin 2024, dhe është duke pritur që transferimi i tij të bëhet realitet, për të marrë një aeroplan dhe për të udhëtuar në Barcelonë .

Ekipi i Ernesto Valverde , përveq lojtarëve që kanë luajtur në Copa América , do të filloj stërvitjet të hënën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!